MENU
klinika

"S’kemi marrë detyrimet e prapambetura, firma..."

Naftëtarët protestë para Bashkisë: Dy muaj pritje dhe asgjë

24.07.2020 - 09:32

Naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë para Bashkisë së Mallakastrës pasi pretendojnë se nuk kanë marrë ende detyrimet e prapambetura nga puna e tyre në rafineri.

Ata kanë dy muaj që presin por asgjë nuk ka ndodhur teksa firma nuk merr përsipër të shlyejë detyrime e asaj pararendëses në rafineri.

Ata ngrenë shqetësimin se nuk mund të punojnë me firma që vijnë fuqishëm dhe më pas ikin për 6 muaj teksa i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku të mbajnë përgjegjësi.