MENU
klinika

Vetëm 49 vjeç

Ndahet nga jeta prezantuesi i njohur i ekranit

15.07.2020 - 08:27

Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare një nga prezantuesit më të njohur të ekranit.

Të gjithë ju ka rastisur qoftë edhe një herë të vetme të shikoni në “Discovery Channel” njërin prej emisioneve të prezantuesit të njohur Grant Imahara.

Ky i fundit, mësohet se ka gjetur vdekjen si pasojë e aneurizmit të trurit dhe lajmin për ndarjen nga jeta është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare nga “Discovery Channel”.

“Jemi zemërthyer që po e dëgjojmë këtë lajm pikëllues për Grant-in.

Ai ishte një pjesë e rëndësishme e familjes tonë të Discovery-t dhe ishte vërtet një njeri i mrekullueshëm. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen e tij”, – thuhej në deklaratën zyrtare.