MENU
klinika

La Liga, Java 35

Ndalet Atletico Madrid, rrezikohet vendi i tretë

07.07.2020 - 23:00

Nisi sot java e 35-të e La Liga-s. Pas fitores 2-1 të Valencias ndaj Valladolid, në mbrëmje vonë ishte radha e Atletico Madrid, që nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Celta Vigo-s.

Ende pa u plotësuar minuta e parë, të besuarit e Simeones gjetën golin e parë me Alvaro Morata. 12 gola për sulmuesin spanjoll, që po shënon rregullisht në ndeshjet e fundit, duke ndihmuar ekipin në përmbushjen e objektivit: vend i tretë.

Me të nisur pjesa e dytë, janë vendasit që shënojnë këtë herë. Beltran realizon për 1-1 në minutën e 49-të. Pavarësisht se kishte shumë lojë, nuk u shënua më. Celta Vigo merr një pikë me vlerë në luftën për mbijetesë, ndërsa Atletico mban vendin e tretë.