MENU
klinika

Premier League, Java 35

Ndalet Liverpool, rekordi më i vështirë

11.07.2020 - 17:02

Liverpool është ndalur në javën e 35-të të Premier League, në barazimin në shtëpi 1-1 ndaj Burnley. Të kuqtë shkojnë 93 pikë, kur mbeten edhe 3 javë nga fundi. Nëse i fiton të 3 ndeshjet, Liverpool thyen rekordin e 100 pikëve në Premier League vendosur nga City 3 vite më parë.

Liverpool kaloi në avantazh në minutën e 34′ pas një pasimi fantastik të Fabinhos pas shpinës së mbrojtjes dhe Robertson me një goditje me kokë mposhti Pope. Portieri i miqve ishte përfekt deri në pësimin e golit, që nuk kishte asnjë mundësi të reagonte. Kaq për pjesën e parë.

Në të dytën, kur pritej goli i nokautit nga vendasit, erdhi kundërpërgjigja e miqve. Rodriguez në 69’ barazon shifrat. Liverpool u mundua shumë në minutat e mbetura, por nuk arriti të shënojë.