20.07.2020 - 18:38
Vetëm 11 raste të reja me COVID-19 u konfirmuan sot në Greqi, 2 prej të cilave u identifikuan pas kontrolleve në pikat hyrëse të vendit.
Kështu numri i përgjithshëm i të të infektuarve ka shkuar në 4012, nga këta 12 po trajtohen në intubacion.
Fatmirësisht 124 pacientë janë larguar nga kujdesi intensiv.
Në 24 orë kanë ndërruar jetë një pacient. Bëhet fjalë për një 68 vjecar me origjinë shqiptare në Spitalin Universitar të Janinës, ku ishte trajtuar me intubacion në ICU.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve me Covid-19 bëhet 196 nëse llogaritet kjo vdekje.