MENU
klinika

Thirrja për deputetët pas deklaratës së Yuri Kim

Ndryshohet Kushtetuta, hapen listat, Rama: Na takon ne të vendosim!

30.07.2020 - 11:44

Gjatë fjalës në Kuvend kryeministri Edi Rama ka pasur një debat me deputetët e Ballit, Alimadhi dhe Roshi dhe Kujtim Gjuzin e partisë Konservatore.

“Hidhe votën këtu te vagoni që të kapë dora dhe vota juaj nuk i shkon atij vagoni, por mblidhet te lokomotiva apo vagoni i dytë që sillet si lokomotivë. Këtë nuk e ka askush dhe sot do të fshijmë këtë hile, që ka deformuar vullnetin e shqiptarëve. (Ndërhyrje nga salla i thonë je komunist) muk kam lidhje, im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qenë në anën e duhur të historisë. Ti (i drejtohet Kujtim Gjuzit) je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë. Unë nuk kam asnjë problem me komunistë dhe ballistë si persona, ju e mësuat këtë nga Enver Hoxha se u bëri më të zinj se veten si i sulmonit kundërshtarin.

Ju jeni kopje e zezë e së shkuarës, Saliu i pari, që i turreni të kuqes si demi. Nuk do të ketë më parlament për ty dhe bishtat e lopatave. Kjo ka vdekur, se ndërkohë që flet, votat janë aty. Këtë parlament do ta fshijmë që të mos i bien në qafë karrikatura politike si ti. Ju jeni një bashkësi karrikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. Sistemi i ndërtimit të koalicionit do të jetë si në cdo vend, ku nuk ka trena fantazmë, që nisen me bishta lopatash për të mbledhur vota dhe më pas përmbysen normat e përfaqësimit. Unë me ty (i drejtohet Artur Roshit) nuk kam asgjë, ti je një ballist i lodhur. Edhe Mit’hat Frashëri nuk do të ishte ballist në 2020-tën. O Kujtim (Kujtim Gjuzit) o Kujte, boll tani, se je një bisht lopate, që je këtu, lopatën s’e ke ti, lopata është kurora e ëndërruar e monarkisë”.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se për sistemin vendosin vetë shqiptarët dhe se nuk i vjen mirë nga deklaratat e ambasadores amerikane, që tha dje se do i ndjekin me vëmendje drejtuesit politikë nëse do e mbajnë fjalën.

“Kjo reformë falë këtij parlamenti u bë reformë, pasi deri në 5 qershor ishte formalinë. Dua t’i falenderoj të gjithë deputetët pa përjashtim për kontributin e dhënë për ta sjellë këtë ditë votimi në parlament dhe miqtë dhe partnerët. Të gjithë miqve dhe partnerëve u përcjell një mesazh, uroj që ta dëgjojnë sikur është; nga foltorja e një parlamenti dhe qeverie sovrane. Dhe po e nis me cfarë thotë komisioni i Venecias për sistemet zgjedhore.

Shtetet kanë marzh të gjerë vlerësimi për përzgjedhjen e sistemeve, gëzojnë këtë marzh, pasi janë vendime politike. Komisioni i Venecias dhe OSBE nuk rekomandojnë ndonjë sistem të veçantë, nuk ka standarde ndërkombëtare. I takon shtetit shqiptar që të vendosë përmes parlamentit të vet, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë me ambasadoren amerikane apo të tjerë. Nuk është përgjegjësia e ambasadores amerikane, Uashingtonit, Brukselit apo Berlinit që kërkojmë në anglisht zgjidhjen e problemeve tonë.

Nuk është përgjegjësia e tyre. Kur dëgjoj ambasadoren amerikane që thotë se do i ndjekim me vëmendje drejtuesit politikë a do e mbajnë fjalën, sinqerisht nuk më vjen mirë, jo për veten time, por për të gjithë ne, dhe ajo fjali është një arsye për cdo person, qoftë socialist, demokrat, apo ballist, që kur merr përsipër të përfaqësojë popullin e vet në këtë sallë, të mos e bëjë qesharak popullin e vet dhe vendin e vet, shtetin e vet”, tha Rama.

Në fillim të fjalës së tij në Kuvend, Edi Rama ka ironizuar rebelimin përmes replikave që bëri Adriatik Alimadhi gjatë gjithë seancës.

“Shpreh formën e jashtëzakonshme fizike të Alimadhit, është dëshmi e punëve të mjekëve. Përfitoj nga rasti ta them se ka pasur dhe nuk është përjashtim për Alimadhin, por për të gjithë ata që shkojnë në duart e mjekëve dhe infermierëve të sistemit tonë, një përkujdesje fantastike. Dhe forma juaj sot është dëshmi e kësaj. Sa i përket Ballit Kombëtar pastaj, ka rënë nga forma shumë kohë më parë dhe sa në formë të shkëlqyer të jeni ju, nuk kompensoni rënien nga forma pa kthim e Ballit Kombëtar. Por duke qenë se jam akuzuar si tradhtuar nga mbështetësit e palëkundur të PS-së dhe të mitë, për nderimin që i bëra Mit’hat Frashërit, gjë që do e bëja përsëri.

Më besoni se Po t’ju dëgjonte sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e Naltmadhnisë, Kujtim Gjuzit në sallë, po e konsideroj Myslymin përfaqësuesin e llogores, Myslymi në këtë rast do të ishte Mit’hat Frashëri. E njoh Frashërin më mirë se ty dhe sot do të ishte Myslymi. Këtu nuk ka vetëm një ball kombëtar ka disa, kjo ishte një nga arsyet e rrënimit. Pashë një ballist tjetër që doli këtu dhe mbajti një qëndrim, që turpëron kulturën dhe intelektin e Mit’hat Frashërit dhe tregon pse kauza e tij nuk kishte shans të kishte sukses se ai që foli këtu është ballisti tipi, nuk i duhet as dreqit”, tha ai.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla