MENU
klinika

Nga Endri Shabani/ "Kemi 30 vjet që..."

Në 2 Korrik 1990, filloi fundi i regjimit të vjetër!

02.07.2020 - 19:26

Në 2 Korrik 1990, filloi fundi i regjimit të vjetër!

Une isha ne kopsht, ndersa Gramoz Ruci me Skender Gjinushin ishin ne qeveri.

Disa muaj me vone filluan protestat e studenteve, te cilet kerkonin nje Shqiperi si gjithe Evropa.

Mbaj mend qe nje dite prinderit kthehen ne shtepi te lagur, dhe te mbuluar ne nje boje blu.

Gramoz Ruci kishte urdheruar qe protestuesit te lageshin me boje qe policia t’i identifikonte kur te largoheshin dhe t’i arresonte neper rruge e neper lagje.

Kur hyra ne klase te pare, Sali Berisha u zgjodh president duke premtuar ta fuste Shqiperine ne BE brenda mandatit te pare.

Kur hyra ne gjimnaz kryeminister ishte Ilir Meta, ndersa kryetar bashkie ishte Edi Rama (pas disa viteve ne qeveri).

Kur hyra ne universitet, Sali Berisha ishte rikthyer si kryeminister ndersa minister ishte bere Lulzim Basha.

Sot jam pedagog prej 10 vitesh, mjekren e kam dy pashe, ndersa floket ne arrati.

President eshte ende Ilir Meta, kryeminister eshte Edi Rama, kryetar kuvendi Gramoz Ruci, kryetar i akademise Skender Gjinushi, dhe pret rradhen per pushtet Lulzim Basha.

Te gjithe kerkojne nga nje mandat tjeter duke premtuar se do e fusin Shqiperine ne BE.

Te gjithe vazhdojne te akuzojne palen tjeter qe po e vjedh Shqiperine, ndersa per vete thone se kane ndryshuar.

Protestuesit vazhdojne te dhunohen e te arrestohen neper shtepia, njerezit vazhdojne te futen poshte mauneve per te ikur nga ky vend, ndersa te rinjte vazhdojne te kerkojne nje Shqiperi si gjithe Evropa.

Kemi 30 vjet qe duket sikur kemi ngecur ne te njejten dite qe perseritet pafundesisht…

Kemi 30 vjet qe presim nga te njejtet njerez qe te sillen ndryshe nga cfare kane bere per 30 vjet, vit pas viti, muaj pas muaji, dhe dite pas dite.

Kemi 30 vjet qe e kemi leme fatin e vendit, te familjes, por edhe fatin personal, ne dore te 5 burrave, te cilet perpara se te jene te korruptuar jane te papergjegjshem; perpara se te jene te papergjegjshem jane te paafte; dhe perpara se te jene te paafte, jane genjeshtare patologjik.

Por nese ne 30 vjet ka qene faji i tyre qe na kane genjyer, sot eshte vetem faji yne qe i besojme ende.

Nese ne 30 vite ka qene faji i tyre qe kane abuzuar me pushtetin, sot eshte faji yne qe i mbajme ende ne pushtet.

Nese ne 30 vite ka qene faji i tyre qe e kane mbajtur vendin peng, sot eshte pergjegjesi e jona qe e leme ende vendin ne duart e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zëri i Amerikës: Sfida për ta bërë Shqipërinë një vend demokratik mbetet e njëjta!

“Tiranë, 2 korrik 1990 – 2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat perëndimore”