MENU
klinika

Nga disa studiues, cilësohet si një ndër  gjuhët më të vjetra të Evropës

Në cilin shekull filloi të shkruhej gjuha shqipe?

08.07.2020 - 18:13

Gjuha shqipe, nga disa studiues, cilësohet si një ndër  gjuhët më të vjetra të Evropës. Nga disa të tjerë si fragmentizim i gjuhëve të lashta, asaj helene ose asaj latine, ndërsa nga të tjerë, si një gjuhë e re e cila nisi të përdorej vonë.

Deri tani, duke qenë gjithë këto teza mbi moshën e gjuhës sonë, nuk është gjetur diçka e përbashkët rreth së cilës të mblidhen të gjithë studiuesit duke e dogmatizuar si një të vërtetë historike. Kështu, duhet të merret për bazë ajo tezë e cila mbështetet në më shumë burime historike.

Jo detyrimisht një gjuhë ka lindur njëkohësisht me shkrimin e saj. Prandaj, gjuha shqipe mund të jetë (dhe është) shumë më e moçme nga sa është dokumenti i parë ku ajo është përdorur bashkë me alfabetin e saj unik.

Historisë së alfabetit të gjuhës sonë, studiuesi italian G. Petrotta i kushton një kapitull në librin e tij studimor “Populli, Gjuha dhe Letërsia Shqiptare” botuar në shqip nga “Almera” në vitin 2008. Ai jep disa dëshmi mbi alfabetin e parë shqiptar nga ku dalin edhe dokumentet e parë ku ai është përdorur.

Studiuesi Gaetano Petrotta

Sipas një dëshmie të Hahn, të marrë nga Malte Bruni, “…ekziston një alfabet kishtar që përbëhet prej tridhjetë shkronjash, të cilat janë mjaft të ngjashme me shkronjat fenikase, hebraike, armene dhe palmirene, disa me shkrim hieroglifik jeratik, pak me shkronja bullgare dhe mizogete, por mungon në të ngjashmëria me karakterin pellazg e etrusk. Ky alfabet megjithatë përmban disa elementë të alfabetëve tejet më të vjetër të përdorur në Iliri, Maqedoni dhe në Epir.”

Ndërkohë, A. Stratigoi shkruan për shqiptarët, “sipas njoftimeve që na kanë ardhur, patën alfabetin e tyre të parë në shekullin e pestë dhe prandaj, që atëherë gjuha e tyre fillon të shkruhet.”

Prandaj, nisur nga këto dy studiues, alfabeti i gjuhës shqipe daton që në shekullin e pestë dhe njëherazi me të, edhe dokumentet e parë që i përkasin kësaj gjuhe.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit