MENU
klinika

Dua Lipa intervistë për 'Elle'

“Në Kosovë nuk mund të bëja muzikë siç doja”

04.07.2020 - 14:24

Artistja shqiptare Dua Lipa, së fundi është bërë pjesë e revistës “ELLE”.

24 vjeçarja ka dhënë një intervistë për revistën, ku ka folur për shumë gjëra, mes të cilave edhe për shpërnguljen nga Kosova në Angli.

Dua Lipa me preardhje nga Kosova, u rrit në Londër dhe është vajza e dy prindërve që ishin larguar nga Kosova pas luftërave ballkanike në fillim të viteve 1990, shkruan ELLE.

“Babai im po studionte stomatologji ndërsa mamaja ime për drejtësi”, thotë ajo për jetën e paraluftës së prindërve të saj. “Me të mbërritur në Londër, ata punuan në bare dhe restorante teksa ndiqnin universitetin”.

Kur Lipa ishte 11 vjeçe, familja u kthye në Kosovë.

“Kur zhvendosesh nga një vend në tjetrin, ti je gjithmonë vajza e re, e cila provon të bësh miq të rinj në jetës tënde”, thotë ajo.

“Mund të jetë e vështirë, por bëra miq të shkëlqyeshëm në të dyja vendet”. Miqtë kosovarë të Duas i treguan asaj se ishin fansa të hip-hop grupit Wu-Tang lan: “Unë pashë Metod Man dhe Redman në moshën 13 vjeçare”, kujton ajo.

Dua kur ishte 15 vjeçar bindi prindërit e saj që ta linin të kthehej në Londër për të jetuar atje, tek një mike e familjes. “Unë nuk mund të bëja muzikë ashtu siç dëshiroja në Kosovë. Ndoshta gjërat do të kishin qenë ndryshe nëse shërbimet e transmetimit do të ishin aq të spikatura sa tani, por, për mua, Londra ishte gjithmonë një shtëpi, dhe unë e gjeta veten time shumë shpejt”.

Këngëtarja e famshme dhe babai i saj Dukagjin, i cili është pjesë e grupit kosovar Oda, tani organizojnë një festival vjetor muzikor, të quajtur Sunny Hill, në Prishtinë. “Të dy vendet janë pjesë e imja”, thotë Dua.

Rikujtojmë që gjatë kohës së pandemisë Dua publikoj albumin “Future Nostalgia”, ndërsa ka paralajmëruar një tjetër projekt muzikor me 10 korrik.