MENU
klinika

Shumë afër Tokës!

Në Pensilvani shihet një UFO në formë trekëndëshi

02.07.2020 - 12:35

Një grua nga Pensilvania thotë se, derisa ishte në Luginën Forg, kishte parë dhe fotografuar një UFO në formë trekëndëshi, i cili fluturonte jo fort lart në qiell. Dëshmitarja ishte duke u kthyer nga puna në shtëpi. “Vërejta tri drita shumë të forta menjëherë mbi radhën e pemëve, ku dritat ishin afër njëra-tjetrës, duke formuar një trekëndësh”, thotë dëshmitarja.

Ajo në fillim kishte menduar se bëhej fjalë për një avion, por me t’u afruar më shumë, pa se dritat ishin shumë më të forta sesa ato të avionëve.

Më pas kishte menduar mos ishte ndërtuar ndonjë kështjellë e madhe, por kur kishte parë dritat duke lëvizur, kishte filluar që të bënte fotografi, meqë ishte bindur se kishte të bënte me “ta”, me alienët.

Sipas analizave që janë bërë, është parë se UFO-ja me të vërtetë kishte fluturuar shumë afër Tokës.

Cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit