MENU
klinika

Plot 503 milionë dollarë

Nënshkruhet kontrata rekord në sport

07.07.2020 - 13:16

Regjistrohet kontrata më e pasur në historinë e sporteve. Nuk është Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo dhe as ndonjë yll i NBA si Lebron James apo boksieri me famë Floyd Maywether. Ky është ylli i NFL, Patrick Mahomes, që nënshkroi një zgjatje të kontratës 10-vjeçare me Kansas City,  me një vlerë rekord 503 milionë dollarë.

Zgjatja do të mbajë qendërmbrojtësin 24-vjeçar me Kansas deri në vitin 2031 dhe është kontrata më e pasur në historinë e sporteve. Mahomes mori çmimin Most Valuable Player në Super Bowl në shkurt të këtij viti, pas fitores 31-20 ndaj San Franciscos.

Mahomes u zgjodh lojtari më i mirë i NFL në vitin 2018, në sezonin e tij të parë të plotë në ligë. Gjithashtu Mahomes, është futur me 10 lojtarët më të mirë të NFL që në vitin 2017 me 302 pasime. Ai kompletoi 319 nga 484 kalimet për 4,031 jardë dhe 26 touchdowns në sezonin e fundit të rregullt, pasi kishte realizuar 50 touchdoëns në 2018.

Shifra të një sportisti gjenial për momentin në NFL, që adhuruesit e këtij kompeticioni do të kenë mundësinë ta shohin djaloshin 24-vjeçar deri në vitin 2031 me fanellën e Kansas City. Ai vendosi rekord që me nënshkrimin e kontratës, deri atëherë kushedi sa rekorde do të ketë thyer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pasuria e të parit shkon në 18 miliardë euro

10 futbollistët më të pasur, nuk prin Messi dhe as CR7