MENU
klinika

Cili është hapi i radhës?

Nënshkruhet marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e 522 banesave në Laç

02.07.2020 - 17:45

Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj së bashku me ministrin turk të Urbanizimit, nënshkruan kontratën për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç që janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Ahmetaj ku shkruan se hapi i radhës është fillimi i punës, dhe brenda këtij projekti, përveç njësive të banimit do të ketë edhe ambiente shërbimi, tregtare dhe hapësira të gjelbëruara.

Postimi i plotë:

“Me Ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum, nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Projektin e Ndërtimit të 522 banesave në Laç.

Hapi i radhës, është fillimi i punës në një tjetër kantier të madh të Rindërtimit brenda hapësirës së dëmtuar nga tërmeti dhe një ndër projektet e parë të ndërtimit të zonave të reja për zhvillim.

Përtej 522 njësive të banimit, brenda hapësirës prej 72,000m2 të ndërtimit do të ketë edhe ambiente shërbimi dhe tregtare, parkim nëntokësor si dhe hapësira të gjelbëruara. Sheshi qendror i qytetit, godina e Bashkisë dhe shkolla 9-vjeçare Gjon Gjonaj, janë gjithashtu pjesë e integruar e tij.

Projekti është dizenjuar me standardet më të larta dhe sigurisë dhe cilësisë dhe do të kthehet në një model të ri të zhvillimit urban dhe social-ekonomik për Laçin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kordinohen veprimet me qeverinë shqiptare

Nuk vonon Erdogan, nis punën për ndërtimin e 500 banesave

Thirrje për dërgimin e specilistëve

Janë dëmtuar 56 pallate dhe 255 banesa private