MENU
klinika

Ku do të falet namazi dhe masat që duhen marrë?

Nesër Kurban Bajrami, KMSH jep njoftimin e rëndësishëm për besimtarët

30.07.2020 - 09:12

Nisur nga situata e pazakontë e shkaktuar nga pandemia, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhami sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Kurban Bajramit është të premten, më 31 korrik 2020.

Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Kurban Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Kurban Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë.

Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.

Informacione shtesë

06:30 – Falja e Namazit

06:35 – Hytbeja e Kurban Bajramit, Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se vdekja e tij është shkaktuar nga…

Gjendet trupi i liderit të Hezbollahut! Nuk kishte plagë!

U arrestua për aferë se*suale në ambjentet e punës

Safet Gjici kërkesë Gjykatës për t’u liruar, zbulohet arsyeja

Çfarë do të ndodhë nesër para seancës parlamentar

Pas burgosjes së Ervin Salianjit, deputeti i PD tregon skenarët

Takohet në ‘arrati’ me kryetarin e Ballit Kombëtar

Në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, rishfaqet Adriatik Llalla