MENU
klinika

I presin Borrell dhe Lajçak

Nesër takimi i dytë, Hoti dhe Vuçiç në Bruksel

15.07.2020 - 16:34

Nesër do të jetë takimi i dytë zyrtar pas fillimit të dialogut Kosovë- Serbi dhe i treti mes Avdullah Hotit dhe Aleksandar Vuçiç.

Hoti dhe Vuçiç do të jenë fizikisht të pranishëm kësaj radhe në Bruksel ku do të priten nga përfaqësuesi i lartë për marrëdhëniet me jashtë në BE, Josep Borrell si dhe nga i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.

Takimi do të mbahet në orën 16:00 teksa Hoti që nga takimi i parë ka vendosur kushtet apo ultimatumet e Kosovës për këtë dialog që ka hasur në reagim mohues nga Vuçiç.

Hoti Vucic

“Pas rikthimit virtual të dialogut Beograd – Prishtinë të ndihmuar nga Bashkimi Evropian, të dielën më 12 korrik, një takim i dytë i nivelit të lartë do të mbahet në Bruksel të enjten më 16 korrik.

Nikoqir i takimit me prani fizike të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, do të jetë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, i shoqëruar nga Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun dhe çështjet tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak. Dialogu është paraparë të fillojë në orën 16:00″, thuhet në njoftim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Birn/ Reportazhi: Ne nuk mund të lejojmë që...

Marrëveshja Kosovë-Serbi s’duhet të anashkalojë krimet e luftës

Përmbledhja ditore e rajonit

‘Thaçi nuk e ka përkrahjen e popullit’


Rritet pakënaqësia ndaj Vuçiç

Mijëra studentë mbushin rrugët e Beogradit

Ka dhënë kontribut të çmuar për Kombëtaren

Ish lojtari i Kombëtares kandidon për deputet

Vuçiç mungoi në hapjen e Notre Dame

Pse presidenti kishte frikë të shkonte në Paris

“Privilegj i madh të shërbej si ambasador në Kosovë”

Hovenier vlerësohet me urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”