MENU
klinika

Në moshën 27-vjeçare!

Nipi identik i Elvis Presley-t vret veten me armë zjarri

13.07.2020 - 13:57

Nipi i Elvis Presley dhe djali i Lisa Marie Presley, Benjamin Keough, ka vrarë veten në mënyrë tragjike.

27-vjeçari u gjet nga policia me një plagë të vetme arme në kraharor, rreth orës 6:30 të mëngjesit, të dielën në rezidencën e nënës së tij Calabasas në Kaliforni.

Nuk është e qartë nëse Benjamin ishte vetëm në shtëpi. Ai ishte djali i Lisa Marie – vajza e vetme e superyllit Elvis dhe muzikantit Danny Keough. Lisa Marie kishte folur më parë për ngjashmërinë e madhe të të birit me babain Elvis.

Menaxherja e Lisa Marie tha: “Ajo është zemërthyer dhe e shkatërruar tej mase, por duke u përpjekur të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11-vjeçarë dhe vajzën e saj më të madhe Riley. Ajo e adhuroi atë djalë. Ai ishte dashuria e jetës së saj”.

Një burim i afërt me familjen ka pohuar se Benjamin kishte probleme të shëndetit mendor për një kohë të gjatë dhe vdekja, megjithëse tronditëse, nuk mund të shihet si një “surprizë e madhe”.

Policia tha se i riu u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nëna e Benjamin-it e lindur në 1977, fëmija i vetëm i Elvis dhe Priscilla Presley, Lisa Marie humbi babanë e saj kur ishte 9 vjeçe.

Ajo u martua me babanë e Benjaminit, Danny Keough (martesa e parë nga 4) në vitin 1988.

Çifti kishte dy fëmijë Benjamin dhe motrën e tij, aktorja Riley Keough e cila është e martuar me kolegun e filmit Mad Max, Ben Smith-Petersen.