MENU
klinika

IPKO Superliga

Një tjetër ekip bie nga kategoria në Kosovë

03.07.2020 - 19:06

Java e 28-të e Superligës së Kosovës ka dhënë një tjetër verdikt. Pas Dukagjinit, është  Vushtrria që bie matematikisht nga kategoria. Vushtrria nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 përballë Flamurtarit të Prishtinës.

Vendasit janë ngjitur pikërisht një vit më parë në ligën kryesore të futbollit kosovar, por gjatë këtij sezoni nuk ia kanë dalë të garojnë denjësisht, duke u rikthyer shumë shpejt andej nga erdhën.

Barazimi u vlen shumë kryeqytetasve, që tani shkojnë 6 pikë larg zonës së ftohtë të renditjes, ndonëse gara pritet të jetë mjaft interesante deri në javën e fundit, pasi një skuadër si Trepça ’89 po bën gjithçka për të siguruar mbijetesën.