“Shumë herë duhet vetëm një shkëndijë e vogël si kjo për të ndihmuar një të ri për të dalë nga guacka e tij në rrugën drej besimit.”
Alfred Hitchcok (13 Gusht 1899- 29 Prill 1980) ishte një drejtor legjendar, guru i përjetimit të lumturisë, dhe një shfrytëzues mjeshtëror i psikologjisë njerëzore.
“Hitchcock, Piece by Piece” dekonstrukturon atë çfarë autori Laurent Bouzereau e quan “prekja Hitchcock”, në një pjesë të gjatë në një relike të pa publikuar me rradhë nga arkivat e familjes Hitchcock –letra, memorandiume, fotografi, dhe të tjera që ofrojnë një pamje të paprecedentë të jetës dhe mendjes së drejtorit legjendar.
Ndër to është letra zemërngrohëse nga një drejtor shkolle në Kaliforni, i cili i shkruajti Hitchcock pas vizitës në shkollën lokale ndërsa filmonte “The Birds” në mars të vitit 1962 dhe përshkruajti ndikimin e takimit tek një fëmijë në veçanti:
Letra, një kopje e origjinalit
WILMAR UNION SCHOOL DISTRICT
3775 Bodega Highway
PETALUMA, CALIFORNIA
3 Prill 1962
Zoti Alfred Hitchcock
Bodega Bay, Kaliforni
I dashur Z. Hitchcock
Doja të të merrja pak kohë të thoja se ndalesa juaj një mëngjes rrugës për në Bodega Bay për t’u dhënë një grupi fëmijësh një vizatim dhe autograf tuajin ishte tërësisht një vepër e gjithmëndshme. Kuptohet që të të merret kohë nga orari juaj i zënë nuk është një gjë e lehtë për t’u bërë.
Qëllimi i vërtetë i kësaj letre është që t’ju informoj veprën tuaj bamirëse që bëtë ndaj një djali të cilit i dhuruat vizatimin tuaj dhe një autograf. Ky djalë është shumë i turpshëm dhe nuk merr pjesë në aktivitete të klasës, siç është për shembull të ndajë eksperieca me të tjerë gjatë orës së diskutimit.
Ai ishte aq i tronditur nga eksperienca e tij saqë me krenari e ndau eksperiencën e tij dhe autografin jo vetëm me klasën e tij, por me çdo klasë të shkollës. Ai djalë nuk kishte bërë kurrë një gjë të tillë më parë.
Shumë herë duhet vetëm një shkëndijë e vogël si kjo për të ndihmuar një të ri për të dalë nga guacka e tij në rrugën drej besimit. Ju nuk arrini ta kuptoni se çfarë ka shkaktuar mirësia juaj tek ky fëmijë.
E kuptoj se shumë njerëz të tjerë që atëherë janë përpjekur të gjejnë rastin e së njëjtës mundësi dhe kjo mund të ketë qënë përtej kufijve të së mundshmes për ju. Pavarësisht gjithçkaje, vepra juaj nuk do të harrohet nga të rinjtë as nga mësuesit.
Me sinqeritet,
Duncan Coleman
Drejtori i Shkollës