MENU
klinika

Me sensorët optikë që matin rrahjet e zemrës

Ora e re e Apple mat oksigjenin në gjak

31.07.2020 - 17:30

Apple ka bërë një marrëveshje me ASE Technology, dhe flitet se në orën e saj të re Apple Watch, do të ketë edhe një sensor i cili do të monitoron nivelet e oksigjenit në gjak.

Duke u bazuar në kodet që tashmë kanë këto orë, nuk është e qartë nëse kjo karakteristikë do të mund t’i shtohet edhe modeleve ekzistuesve të Apple Watch.

Me vite është spekuluar se sensorët optik që i matin rrahjet e zemrës gjithashtu mund të matin sasinë e oksigjenit në gjak, së paku deri në një shkallë.

Sidoqoftë Apple lajmëroi orën WatchOS 7 muajin e kaluar dhe nuk përmendi fare matjen e oksigjenit, dhe duket se po priste për pjesë shtesë të harduerit. Mirëpo tani po flitet se Apple Watch i ardhshëm do të ketë një sensor specifik i cili do të lexojë nivelet e oksigjenit në gjak, raporton Digitimes, transmeton KOHA.

Shumica e njerëzve me shëndet të mirë kanë nivele të oksigjenit në gjak që shkojnë përmbi 95%. Nivel më i ulët i oksigjenit është tregues i problemeve me frymëmarrje, dhe mund të ndikojë keq në funksionin e zemrës dhe trurit. Ngjashëm me mënyrën se si Apple Watch tregon ritmin e të rrahurave të zemrës apo kardiogramën, seria 6 e Apple Watch mund të tregojë nëse nivelet e oksigjenit në gjak janë jashtë normales dhe ju sugjeron të kërkoni ndihmë.

Apple zakonisht i lajmëron produktet e saja në vjeshtë. Këtë vit, lansmi i iPhone 12 do të shtyhet për disa javë, dhe ndoshta gjëja e njëjtë po ndodh edhe me Apple Watch të ri.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”