MENU
klinika

"Po detyrohem të jap sërish një sqarim..."

Osmani i tregon Hotit si shpallet gjendja e jashtëzakonshme

09.07.2020 - 11:42

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, pas fjalës së kryeministrit Avdullah Hoti, i ka thënë atij se nuk mund të vijë në Kuvend me propozim për gjendje të jashtëzakonshme, pasi nuk i takon atij.

Osmani i ka dhënë sqarim kryeministrit Hoti se ai nuk mund të propozojë që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe se kjo bëhet vetëm me propozim të presidentit të vendit.

“Po detyrohem të jap sërish një sqarim. Propozimin për gjendje të jashtëzakonshme, në përputhje me Kushtetutën tonë, nuk ka të drejtë ta japë kryeministri, vetëm Presidenti. Shikoni nenin 131, shikoni nenin 84 të Kushtetutës, shikoni kompetencat e Qeverisë. Presidenti e konsulton Kryeministrit para se ta lëshojë dekretin, por në këtë qeveri nuk mund të vi propozimi për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Pra, është mirë të jeni të qartë me kompetencat që i keni”, ka thënë Osmani, transmeton Gazeta Express.

Kryeministri Hoti tha sot në Kuvend se ekspertët ligjorë të zyrës së tij e kanë analizuar dhe kanë thënë se nuk mund të rregullohet gjendja në vend, me ligjin për menaxhimin e pandemisë Covid 19.

Sipas tij, ligji nuk lejon të vendosen shumë kufizime, të cilat mund të bëhen vetëm nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme në nivel vendi.

“Ne sot në Qeveri e kemi shqyrtuar projektligjin për pandeminë. Ky ligj nuk e zgjedh problemin. Sepse nuk mundet ky ligj , e vetmja zgjidhje nëse duam të shkojmë në ekstreme të kufizimit ntë lëvizjes në nivel vendi, kjo duhet të bëhet me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Hoti. /Express

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN