MENU
klinika

Ja ç'shkruan media serbe

Pas aktakuzës kundër Thaçit fshihet Merkel!

02.07.2020 - 08:44

I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në ditët në vijim raportohet se do vizitojë Beogradin. Mediat vendase shkruajnë se Grenell do të përjellë porositë e Trump.

“Alo”, duke iu referuar disa burimeve diplomatike shkruan se ardhja e Grenellit ishte paralajmëruar për më vonë, por është përshpejtuar për shkak të publikimit të aktakuzës kundër presidentit Hashim Thaçi.

Sipas kësaj medie, aktakuza ishte “mina gjermane me të cilën u pamundësua takimi i 27 qershorit”

“Shpallja e akuzës për Thaçin pas të cilës qëndron direkt Merkel ka ndikuar në anulimin e takimit të përfaqësuesve të Beogradit e Prishtinës në Uashington, por ka nxitur Grenellin që aktivitetin ta vendosë në marshin e pestë të shpejtësisë dhe ardhja në Serbi është kundërpërgjigje ndaj Gjermanisë” shkruan media serbe.