MENU
klinika

Listat dhe koalicionet/ 60' kokë më kokë

Pas Ramës, ambasadorja e SHBA-së i shkon në zyrë Metës

22.07.2020 - 11:41

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim paraditen e sotme ngjiti shkallët e Presidencës për të zhvilluar një takim me kreun e shtetit Ilir Meta. Biseda zgjati mbi 60 minuta.

Në fokus të takimit, referuar situatës politike, mendohet se ishte nisma e opozitës parlamentare e mbështetur nga shumica socialiste për hapjen e listave.

Takimi i Kim me Presidentin, erdhi një ditë pas bisedës me Edi Ramën në Kryeministri po për të njëjtën çështje, listat dhe koalicionet.

Ilir Meta ka qenë shumë kritik duke e kundërshtuar nismën, madje ka paralajmëruar se nëse miratohen ndryshimet Kushtetuese nuk do të njohë kryeministrin që do të dalë nga zgjedhjet e ardhshme të 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN