MENU
klinika

Dafina nuk ndalet

Pas suksesit të projekteve të fundit, gati dy këngë të reja

21.07.2020 - 14:36

Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të dashurë dhe më të sukseshme e cila asnjëherë nuk ndalet për të sjellë projekte të reja muzikore.

Me videon e fundit në ‘Instagram’, Dafina Zeqiri ka lajmëruar dy projekte të radhës pas suksese të ‘Aman’ në bashkëpunim me Ledrin Vulën dhe Lumi B.

“Së shpejti ke dy projekte të tjera. Aman, Moneyz, Dafinators, Million dollar, Zili zili, Dafinë moj”, ka shkruar Zeqiri krah videos në rrjetet sociale.

Fansat po i presin me padurim projektet e tjera të këngëtares e cila ka sjellë disa këngë deri më tani dhe të gjitha janë kthyer në hite.