MENU
klinika

Tryeza tri palëshe/ Diskutimi për sistemin? Alibi për…

PD i përgjigjet zyrtarisht Kryeministrit: Marrëveshja shkon drejt prishjes, nëse…

09.07.2020 - 13:25

Partia Demokratike i ka kthyer përgjigje ftesës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh i gatshëm një tryezë tre palëshe, për të arritur konsensus me opozitën e re dhe opozitën jashtë parlamentit.

Në qëndrimin e PD-së, theksohet se kjo forcë politike nuk është kundër diskutimit dhe rishikimit të sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues.

Por demokratët e cilësojnë si alibi të kryeminsitrit Rama, hapjen e diskutimeve për sistemin zgjedhor, në një kohë që është depozituar për kodifikim drafti final i marrëveshjes politike të arritur më 5 qershor.

Selia blu është e mendimit se kjo është tentativë për të vonuar kodifikimin draftit të dakordësuar në 5 qershor, ndërkohë që shton se çdo veprim i njëanshëm do të çonte në prishjen e kësaj marrëveshje politike.

“Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”, thekson PD.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

Ja çfarë shkruan revista amerikane!

Planet e dhëndrit të Trump për Deltën e Vjosës

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD