MENU
klinika

Serie A, Java 32

Përmbys Inter, zikaltrit kapin vendin e dytë

13.07.2020 - 22:41

Inter ka lënë pas dy ndeshjet e fundit, duke u rikthyer te fitorja në shtëpi, 3-1 ndaj Torinos. Një sukses që rikthen zikaltrit në vendin e dytë, por titulli duket larg, kur mbeten edhe 7 javë deri në fund.

Interi e ka nisur si mos më keq ndeshjen ndaj Torinos. Zikaltrit u ndëshkuan në minutën e 17′ nga Belotti. Ky i fundit mori një dhuratë nga Handanovic, i cili nuk zotëroi një top të lehtë. Sfera i rrëshqiti nga duart dhe shkoi te këmbët e sulmuesit, që nuk e kishte të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Pjesa e dytë do të fliste totalisht për vendasit. Me të nisur ky fraksion, Ashley Young barazon shifrat. Tri minuta më pas Godin me kokë kalon në avantazh zikaltrit. Pas 10 minutash vjen edhe goli i tretë dhe i sigurisë për Interin. Rikthehet me gol Lautaro Martinez. Mbyllet 3-1.