MENU
klinika

"Po punojmë me 50 % të kapaciteteve"

Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë turistët!

11.07.2020 - 13:11

Në zemër të Rivierës shqiptare, shtrihet Himara. Ndër vite një nga vendet më të preferuara nga turistët, këtë korrik po përballet me zbrazëtinë.  Plazhet e Himarës numëronin me mijëra turistë të ardhur nga çdo vend i botës, por sot gjetëm në plazh vetëm një portugez që ka mbërritur përmes një turi me biçikletë.

Egdar shprehet se Himara është një vend i mrekullueshëm e me njerëz mikpritës: “Unë udhëtoj me biçikletë…do të qëndroj këtu në Himarë për disa ditë. Vij për herë të parë dhe më duket shumë bukur. Mbërrita këtu përmes kufirit nga Kosova ndërsa destinacioni i radhës është Maqedonia e Veriut. Më pëlqen shumë këtu në Himarë, deti dhe njerëzit mikpritës”.

Ndërsa pushuesit vendas të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, thanë se nuk e kanë parë ndonjëherë Himarën kaq të boshatisur.

“Më pak se vitet e kaluara, por duke se po lëviz pak. Çmimet janë më të ulta se vjet”, tha një pushues. Ndërsa një zonjë nga Tirana shprehet se “Himarë është mrekulli dhe vij çdo vit. Pandemia e ka rralluar shumë lëvizjen”.

Çmimet dhe shërbimi kanë pak ndryshim, madje sipas tyre është më lirë se vitet e kaluara.

“Një apartament dhomë e kuzhinë 50 euro nata, është normale…nuk është asgjë”, tha një pushues.

Operatorët turistik nga ana tjetër janë në kushtet e mbijetesës! Duke folur për Report Tv pronarët e hoteleve e restoranteve thanë se po punojnë me 50 për qind të kapaciteteve.

“As sa gjysma e punës që kemi patur vjet. Biznesi po shpreson të punojë të paktën një muaj. Baret e restorantet janë bosh! Plazhet bosh! Punojmë vetëm në fundjavë me pushuesit vendas. Vitet e kaluara s’ka krahasim me këtë vit. Këtu në Himarë, 70 për qind kane qenë turiste të huaj”, tha pronari i një restoranti.

Shqetësimi më i madh për operatorët e turistike është mungesa e turistëve të huaj, pasi ata sillnin të ardhurat kryesore.

Himara, përpos detit të kristaltë ofron edhe histori, sajte arkeologjike, sporte malore e plot aktivitete të tjera.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!

"Hapi dyert me kushte dinjitoze për 850 nxënës dhe mësues"

Kryeministri publikon pamjet e shkollës “Naim Frashëri” në Fier