MENU
klinika

Pse Vuçiç akuzon amerikanët, gjermanët dhe turqit?

“Po kujdesen për fëmijën e tyre të dashur, Kosovën”

27.07.2020 - 12:06

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë, të cilat janë anëtare të NATO-s dhe Kosovës.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke aluduar për Kosovën.

Ai tha se Uashingtoni kohët e fundit kishte dorëzuar automjete të blinduara në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vuçiç tha se tashmë kanë filluar disa nisma për ta forcuar forcën ajrore serbe, veçanërisht në komponetët bombardues.

Ai tha se do të forcohet kapaciteti i mbrojtjes ajrore.

Serbia kohët e fundit mori një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia, i cili gjithashtu siguroi avionë ushtarakë dhe helikopterë dhe mjete të blinduara.

Ndërkohë, Kina ka furnizuar drone për Serbinë.

Zyrtarët amerikanë kanë folur hapur në të kaluarën për vendosjen e sanksioneve ndaj Serbisë nëse Moska vazhdon të dërgojë armë në vend, veçanërisht atë që mund të rrezikojë sigurinë e anëtarëve fqinj të NATO-s.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Po hamë bukë si në hotel, na e sjell policia"

I mbyllur në komunë prej të hënës, reagon Lulzim Hetemi

“Prishtina është mësuar të jetë e preferuara e Perëndimit..."

Daçiç del me deklaratën e fortë për SHBA-të

Mund të përsëritet skenari i Ukrainës

Qeveria serbe në panik, plane për grusht shteti?