MENU
klinika

Premier League, Java 34

Pogba rikthehet te goli, United nuk dorëzohet për Champions

09.07.2020 - 22:18

Manchester United merr fitoren e katërt radhazi në Premier League dhe është vetëm një pikë larg zonës Champions, kur mbeten edhe 4 javë nga fundi i Premier League. Djajtë e Kuq fituan 3-0 në fushën e Aston Villa-s, ku më në fund ka shënuar edhe Pogba.

“Djajtë e kuq” fituan një penallti që u verifikua dhe nga VAR-i dhe nga pika e bardhë u shfaq Bruno Fernandes. Portugezi nuk gaboi duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në 27’. Miqtë e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 0-2 pas një predhe të talentit Greenwood.

Manchester United ka shënuar me anë të Pogba për 0-3 në 58’. Francezi mori një pasim nga Bruno Fernandes dhe gjuajti mjaft bukur me këmbën e djathtë. Një gjuajtje mjaft e mirë nga kampioni i botës që u ndal në rrjetë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN