MENU
klinika

Formula 1

“Pole position”, Ferrari zhgënjen përsëri

11.07.2020 - 15:17

Ka përfunduar gara për “pole position” për ditën e nesërme në pistën e Austrisë, e dyta radhazi këtë sezon në Formula 1. Hamilton është renditur i pari, ndërsa i dyti do të niset Verstappen. Në vendin e tretë është Norris. Pastaj Sainz dhe vetëm vend i pestë për Bottas, fituesin e garës së pestë.

Zhgënjen sërish Ferrari. Vettel do të niset nga vendi i 11-të dhe Leclerc nga i 13-i. Me këtë nisje, Ferrari do ta ketë të vështirë të ngjitet në podium. Gjithsesi, me pak fat dhe me ambicien e Leclerc, gjithcka mund të ndodhë.

Gara e dytë do të nisë në të njëjtën orë si një javë më parë, në orën 15:10. Janë 71 xhiro në total. Shpresohet që mos ketë aq shumë tërheqje të pilotave si një javë më parë, ku mbaruan vetëm 11 të tillë.