25.07.2020 - 09:20
Mbyllja e lokaleve dhe zbatimi i masave anti-COVID ka bërë që policia e Durrësit gjatë mbrëmjes së kaluar të ushtrojë kontrolle në disa subjekte që gjenden në zonën bregdetare të Shkëmbit të Kavajës.
Nga kontrollet rezultoi se jo të gjitha bizneset apo subjeket i respektojnë masat dhe për këtë arsye janë marrë masa. Sipas burimeve për 10 subjekte janë vendosur gjoba sipas aktit normativ.
Fatmirësisht në ditët e fundit zonat bregdetare kanë patur një numër më të vogël rastesh në raport me zonat e tjera, por autoritetet po përpiqen ta ruajnë këtë raport.