MENU
klinika

Si të dalësh fitimtar me shqiptarët…

Porosia e letrarit malazez për popullin serb

17.07.2020 - 06:35

Mark Milani ose Mark Miljanovi (1833-1901) ishte një ushtarak dhe letrar malazez që u mor me shkrime letrare, historike dhe etnografike. Veprat kryesore janë: “Shëmbuj burrërie e trimërie” 1901; “Fisi i Kuçeve në tregime e në këngë popullore” 1905; “Jeta dhe zakonet e shqiptarëve” 1907.

Vepra e parë dhe e tretë janë botuar shqip me titullin e përbashkët: “Legjenda për shqiptarët”, Prishtinë, 1971. Shkroi sidomos për vëllamërinë, miqësinë, mikëpritjen, besën, hakmarrjen, parësinë, bajraqet e fiset shqiptare.

Për Shalën (zonë në veri të Shqipërisë) ka thënë: “Shala nuk i dorëzon armët pa lënë kokat, dhe as kokat pa armët.”

Amaneti i shkrimtarit:
Puno, o serb, me shqiptarët dhe do të dalësh fitimtar. Trokit në potat ë tyre dhe do të hapen. Puno me besnikëri të vërtetë dhe mos e mbështet fatin, as në shkathtësinë tënde dhe as në thjeshtësinë e tyre, duke menduar se mund t’i mashtrosh lehtë.

Edhe sikur ata të mos e dinë që ti punon më tepër për lavdinë tënde, sesa për nderin e tyre, mos u lër shkak të kenë arsye e të ngulisin mbi ty njëmijë shkrime, për t’i zbuluar dredhitë dhe mashtrimet e tua.

Mos e ul veten deri aty. Shqiptarët janë një popull i thjeshtë, e kur të shohin te ti të vërtetën e pastër, në flakë dhe në det hidhen bashkë me ty…