MENU
klinika

Superliga e Kosovës

Prishtina mban gjallë shpresat për titull

03.07.2020 - 21:03

Prishtina ka vuajtur shumë për të marrë 3 pikët e radhës ndaj një skuadre që po Lufton për mbijetesë. Kryeqytetasit fituan në limite 1-0 ndaj Drenicës, duke mbajtur gjallë shpresat për titull.

Në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, u shënuan vetëm një gol, Prishtina fitoi 1-0 me golin e Januzit në minutën e 94’, për t’ia dhuruar tri pikë skuadrës së Armend Dallkut dhe për të vazhduar luftën për titullin kampion.

Në anën tjetër, Drenica bëri hap prapa drejt shpëtimit dhe deri në fund të sezonit duhet të djersiten shumë nëse duan të mbesin në IPKO Superligë. Prishtina është vetëm 1 pikë larg kreut që mbahet nga Drita, me këtë të fundit që një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN