MENU
klinika

“160 milionë dollarë për pallatet e reja”

Qeveria bën gati vendimin: Në fund të shtatorit shqiptarët do shohin…

21.07.2020 - 14:50

Qeveria shqiptare i akordon Fondit Shqiptar të Zhvillimit 160 milionë dollarë në kuadër të procesit të rindërtimit, për të nisur punën për ndërtimin e pallateve të reja në të gjithë territorin e vendit.

Lajmin e dha ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se “nesër Këshilli i Ministrave kalon një vendim të vet ku i akordorn 160 miilionë dollarë, 16 miliardë lekë Fondit Shqiptar të Zhvilllimit për të filluar punën për ndërtimin e pallateve në të gjithë territorin”.

Sipas tij, “kjo shumë vetëm për cdo gjë që do ndërtohet jashtë Bashkië së Tiranës vetëm për pallatet, një program që dhe ai aktivizohet dhe me shpejtësinë zyrtare proceduriale që ka, e që nuk e ka të ulët, në fund të shtatorit shqiptarët do shohin themele edhe me këtë program”.

Ndërkaq, ka nisur dhënia e granteve të meremetimit vetjak të banesave në Mirditë dhe Kavajë, të cilat u dëmtuan pjesërisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Janë 1, 208 familje në Kavajë dhe 177 familje në Mirditë që përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive.

Gjithashtu Qeveria do të paguajë të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekë ose 80 milionë USD?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"T'iu tregojmë të gjithëve çfarë duan të dinë"

Buxheti i rindërtimit, zgjatje e buxhetit të shtetit