MENU
klinika

“Listat do të hapen, koalicionet si Gjermania e Italia”

Rama i prerë: Reagimi i zv/kryetarit të CDU/CSU, disproporcional

16.07.2020 - 12:20

Në fjalën e tij në Kuvend, Kryeministri Edi Rama komentoi edhe një herë deklaratën e zv/kryetarit të CDU/CSU-së gjermane Johann Wadephul, i cili kërkoi që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe mazhoranca të tërhiqet nga ndryshimet kushtetuese, ndryshe do bllokojnë negociatat me BE.

Nga foltorja e seancave plenare, Rama e konsideroi deklaratën e Wadephul një reagim disproporcional dhe të padrejtë.

Ndër të tjera, Rama shprehu vendosmërinë për hapjen e listave, ndërsa komentoi edhe cështjen e koalicioneve parazgjedhore.

“Nuk është e lehtë ju e patë reagimin edhe të një personaliteti të Bundestagut një reagim disproporcional dhe në thelb I padrejtë me këtë parlament po nga tregon se sidoqoftë duhet të konsiderojmë mosprekjen e marrëveshjes se 5 qershorit. Nuk jam dhe këtë ua them sot, jemi Atdheu i Shën Thomait jo i Jezu Krishtit, por do I qëndrojmë deri në fund asaj që kemi vendosur te ligjet, do i hapim listat.

Sa dhe si do i diskutojmë në vijim kemi kohë. Askush nuk mund t’i ketë listat e hapura më pak se 2/3 dhe kemi rënë me konesesus se duhe të garantojmë të drejtat e grave. Shqipëria është rritur në vite si vend burrash por në fakt në Shqipëri shpëtimi gjithmonë kanë qene gratë edhe pse nuk janë parë si të tilla edhe ky parlament është shumë më i mirë se i mëparshmi se është shtuar prania e grave në sallë.

Që gratë që konkurojnë si burrat duhet të jetë si e burrave shoqëria ti pranojë njësoj pozicioni i tyre të jetë njësoj, por ne e dimë shumë mirë që nuk është dhe e mbajmë këtë balancë me kuota.

Gratë në Shqipëri ende nuk i kanë këmbët e lira për të vrapuar njësoj si burrat. E dimë c’ndodh me shumë element të tjerë diskretitues për burrat në Shqipëri. S’kam dëgjuar dhunë ndaj burrave por ndaj grave. Burra të dhunuar janë ata që flasin në emër të barazisë të konkurencës pa kuota.

Ne thjesht po bëjmë atë që bën Gjermania ajo që shoh e dëgjoj është se po ndalojmë koalicionet kjo është qarja e fundit e Lulit, në kohë. Ne nuk do i ndalojmë koalicionet por do i bëjmë si në Gjermani dhe do isha mirënjohës nëse më tregoni një shtet demokratik që i ka koalicionet si në Shqipëri. Të më sjellin një. Italia i ka si do i bëjmë ne. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët.”Casa dela Liberta” ishin koalicion por me një listë të përbashkët.

CDU/CSU është koalicion, por ka një skuadër dhe i shpërndajnë në betejë jo me 3 mijë kandidatë si kemi ne në Tiranë dhe në fund shumë nga votat që shkojnë te njëri mblidhen në prehrin e tjetrit. Kështu nuk do ketë më. “ u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hajdari: Do të luftoj fort që shqiptarët të votojnë…

“Zgjedhorja’ mos të kthehet në pazar mes palëve”


Mjekja publikon mushkëritë e pacientit dhe ‘shpërthen’ e revoltuar

“Kush jeni ju more palaço ordinerë që s’besoni te koronavirusi!”

Ja tri variantet, jo rikthim 100 % në klasa!

A do hapen shkollat në shtator?

Nga Kodi Ajror te Procedurat Tatimore

Presidenti Meta dekreton 4 ligje të qeverisë

Lënda shpërthyese, material që përdoret në bujqësi

Tezat/ Çfarë i shkaktoi shpërthimet në Bejrut?