MENU
klinika

Kodi Zgjedhor/ " Reagimi i opozitës dhe Metës është i papranueshëm..."

Rama: Jemi mes dy palëve me të cilat kemi konsensus

15.07.2020 - 12:32

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ndodhen në jë deklaratë për mediat për reformën zgjedhore.

Deklarata vjen pasi mazhoranca votoi në Komisionin e Ligjeve draftin e dakordësuar në 5 qershor me opozitën jashtëparlamentare dhe një ditë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese.

“Kjo nismë kushtetuese ka pasur koncensur të plotë me Opozitën parlamentar dhe faktikisht jemi në mes si shumicë qeverisëse dhe si parti socialiste.

Të dy palët me të cilët kemi koncensus të plotë, për atë që këto palë më vetë duan dhe s’kemi koncensus për atë që këto dy palë më vete nuk duan. Ndërkohë reagimet e Opozitës Presidenciale dhe i asaj Parlamentare janë të papranueshme qoftë në aspektin politik dhe qoftë në aspektin kombëtar.

I gjithë populli shqiptar e di që ata nuk e vlerësojnë dhe nuk e respektojnë Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo nuk e ndryshon faktin që ai është sovran,” deklaroi Rama.

Rama tha se reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar.

“Kjo nismë kushtetuese ka pasur konsensus të plotë me opozitën parlamentare në votimin e djeshëm dhe faktikisht jemi në mes si shumicë dhe PS, të dy palëve me të cilat kemi konsensus të plotë për atë që këto palë më vete duan dhe nuk kemi konsensus për atë që këto palë në vete nuk duan.

Reagimi i opozitës jashtë parlamentare dhe presidenciale ndaj kësaj nisme kushtetuese është i papranueshëm, qoftë në aspektin etik, politik apo kombëtar. Pse? Sepse unë e di, ju dhe populli, as opozita parlamentare apo presidenciale nuk e vlerësojnë Kuvendin, por kjo nuk e ndryshon faktin që parlamenti i vendit është sovran.

Qoftë presidenti, sepse etika profesionale është baza e shkruar në kapitullin e parë të edukatës, apo opozita parlamentare që vendosi ta braktisë Kuvendin me vullnet të lira.

Ne do ta diskutojmë me opozitën parlamentare detajimin e nismës pa cenuar asnjë pikë të cka në kodin zgjedhor do integrohet si fryt i marrëveshjes me opozitën jashtë parlamentit. Sot PS-ja ka konfirmuar zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit” tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Kushtin e kërkuar nga PD, e kundërshton…

Marrëveshja e 5 qershorit/ Votohet pa konsensues në Komisionin e Ligjeve