MENU
klinika

Ja çfarë po diskutohet

Rama mbledh në kryeministri kryetarët e bashkive, në takim dhe Balla e Pëllumbi

08.07.2020 - 11:12

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me kryetarët e 60 bashkive në vend që drejtohen nga PS ku në fokus ka qenë organizimi i partisë në bazë për zgjedhjet e 2021.

Takimi po zhvillohet në sallën e hartave në kryeministri. Në takim ndodhet edhe sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla si dhe sekretari organizativ Arben Pëllumbi.

Dje, Rama zhvilloi takime me deputetët ku ka bërë të qartë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe të zgjedhurit e 30 qershorit të 2019 do të vijojnë mandatin e tyre 4- vjeçar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dramaturgji në ''Kujtim Spahivogli''

”Jashtë derës’’ hyn në Teatrin Eksperimental