MENU
klinika

Hajdari: Listat duhet të hapen 100%!

Rama: Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s’e grisim dot

16.07.2020 - 11:43

Rudina Hajdari kërkoi sot në Kuvend hapjen 100% të listave dhe jo 2/3 sikur u miratua në komisionin e ligjeve dhe të legjislacionit. “Mbrëmë e informova anëtarin e CDU-së për situatën që po ndodh në Shqipëri, pasi Gjermania të mos e lërë në baltë. Tani është momenti që të gjithë të na mbështesin në këtë betejë, hapjen e listave, që do të thellonte demokracinë në shtetin shqiptar. Kam besim te BE-ja, te fryma perëndimore, e aleatëve të Shqipërisë, që në momentin që qëndruam në parlament e përshëndetës dhe tani të dëshmojnë mbështetjen për opozitën parlamentare. Opozita mori një betejë për ta demokratizuar më shumë këtë vend.

Tani janë para dy zgjedhjeve, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, atëherë ikim të gjithë sillemi si ata që ishin jashtë dhe të mos votojmë asgjë, por nëse në këtë Kuvend kërkohet vota jonë duhet të jemi të vetëdijshëm opozita ka votat e saj dhe nuk ka për ti çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave. Pa luftën e betejën e Rudina Hajdarit, Murrizit, Gjonit, Përmetit dhe shoqërisë civile, unë nuk besoj se kjo betejë do të shkonte deri në këtë pikë. Unë nuk kam besim te Edi Rama, prandaj kam një thirrje për të, të vijë në Kuvend, të flasë realisht, nëse flasim realisht për hapjen e listave dhe jo fiktive, nëse flasim për hapjen e listave, ti hapim 100% edhe gratë të konkurrojnë. Mos të ndodhë në mënyrë fiktive o do të rreshtoheni për këtë”.

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme nga foltorja e Kuvendit theksin e vendosi sërish te debati për listat e hapura, por edhe pakti i 5 Qershorit. “Ne bëmë një lëshim jo se nuk kishim rrugë tjetër, por për të përfshirë PD-në në proces. Keni të reflektoni dhe të kuptoni se të dyja janë të lidhura bashkë, marrëveshja e 5 qershorit dhe marrëveshja për të pranuar legjitimitetin e nismës suaj, e cila për hir të së vërtetës ka mbështetjen e një shumice të madhe shqiptarësh.

Nuk e kemi pranuar për t’u bërë qejfin, por sepse është e drejtë. Në proces e vërteta është se keni arritur të sensibilizoni opinionin dhe nuk e kam problem, zonjës Hajdari, Ralfit, Murrizit, bravo ju qoftë. PS-së i takon që të dëgjojë qytetarët. Është e pamundur për ne ta grisim marrëveshjen e 5 Qershorit” tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN