Nga foltorja e Kuvendit ku ka nisur diskutimi për marrëveshjen e 5 qershorit të arritur mes palëve për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama, u shpreh se PS nuk ka asnjë lidhje me akuzat në adresë të forcës politike që drejton për sjellje diktatoriale.
“Nëse do kishim lidhje me akuzat jo vetëm nuk do mendonim për të përfshirë PD por do mendonim që na erdhi rasti për ta shkelur me këmbë. Kështu bëjnë diktatorët, por ne s’mund të krahasohemi me asgjë. Kultura jonë politike është e bazuar te arsyeja jo te forca, te gadishmëria për dialog e dakordësi jo tek refuzimi dhe lëndimi i dakordësisë. Është e bazuar te një rrugë ku në cdo stacion nuk ka qenë PD qoftë në opozitë a pushtet po ka qenë PS që ka qenë ana tolerante mirëkuptuese lëshuese deri në vetëlëndim.
Se vetëm një forcë si e jona mund të vetëlëndohej si heqja e raundit të dytë, është vetëvrasje politike që një forcë politike të heqë dorë nga raundi i dytë. Nje cmenduri por nëse e shohim në këndvështrimin ku po përpiqem të fokusoj mesazhin e kundërta do ishte e cuditshme që PS të thoshte Jo, jo, jo. Ka gjëra që në pamje të parë na lidhin me historin e PD në sjellje, psh bojkoti i parlamentit por nëse iu ktheheni arsyeve shohim c dallim është mes dy forcave.
Përfytyroni sot vetëm për një moment që PD të kërkonte pas zgjedhjeve të fituara nga ne, hapjen e kutive dhe ne të thoshim jo deri në pikën që ta detyronim PD të hynte në grevë. E kemi lënë ne parlamentin, po për një gjë që sot duket elementare se sot qeverisim ne.” u shpreh Rama.