MENU
klinika

Si të ndërhyhet në Kushtetutë?

Raporti i Komisionit Hetimor/ Pse nuk shkarkohet Meta?

27.07.2020 - 08:09

Sot, seanca plenare do të votojë për raportin e punës së Komisionit Hetimor për Presidentin Meta. Ashtu siç pritej pas opinioneve të Komisionit të Venecias dhe siç votoi Komisioni javën e shkuar, Kuvendi nuk do të kërkojë shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Kjo është edhe kërkesa që argumentohet në disa plane në raportin që Komisioni Hetimor ka përgatitur për t’ua paraqitur deputetëve gjatë seancës plenare. SHKELJET Në raportin e përpiluar nga relatorja Klotilda Bushka, ku janë të përfshira edhe mendimet e opozitës në Kuvend, theksohet se gjatë hetimit 1-vjeçar janë konstatuar shkelje të Kushtetutës, por, sipas asaj që ka rekomanduar Komisioni i Venecias, ato nuk janë të mjaftueshme për të shkruar drejt një shkarkimi të tij.

“Komisioni i Venecias, ndërsa pranon se pezullimi i afatit të mekanizmit zhbllokues për emërimet në Gjykatën Kushtetuese nuk parashikohet në ligj, arsyeton se numri i ulët i kandidateve (6 kandidatë) në listat e ICED-it për katër vende të lira në Gjykatën Kushtetuese, fakti që lista e KED-it dërguar Presidentit mbeti pa kandidatë pas emërimit nga Kuvendi të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe paqartësitë në dispozitat kushtetuese, mund ta konsiderojnë të arsyeshme emërimin nga Presidenti të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, të kryer tej afatit 30-ditor dhe jashtë listës së tre kandidatëve të renditur të parët në listën e KED-it, si dhe mosorganizimin e betimit për gjyqtarin e shpallur të emëruar sipas mekanizmit zhbllokues.Rama Kuvend

Komisioni i Venecias përdor termin ‘I arsyeshëm’ dhe nuk jep vlerësime për ‘ligjshmërinë’ e këtyre veprimeve apo mosveprimeve të kryera nga ana e Presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Komisioni Hetimor vlerëson se sqarimi i ligjshmërisë së veprimeve apo mosveprimeve për këto dy çështje është objekt shqyrtimi dhe vendimmarrje nga organet e pushtetit gjyqësor ose Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni nuk mund të marrë atributet e këtyre të fundit.

Sqarimi i këtyre çështjeve do të hidhte dritë nëse jemi përpara shkeljeve dhe nëse këto shkelje janë të rënda për të justifikuar shkarkimin e Presidentit. Komisioni Hetimor ka vendosur të mos i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, por të japë disa rekomandime konkrete për të penguar në të ardhmen krijimin e situatave bllokuese”, thuhet mes të tjerash në raport.

NDRYSHIME KUSHTETUESE

Përtej argumentimeve të shkeljeve, por që nuk mjaftojnë për të çuar procedurën ndaj Presidentit drejt një shkarkimi, Komisioni Hetimor argumenton edhe nevojën për të ndërhyrë në Kushtetutë me qëllim shmangien e përsëritjes së një situatë të tillë. Sipas raportit, kjo gjë është rekomanduar edhe nga Komisioni i Venecias në opinionin e tij për këtë çështje.

“Komisioni i Venecias rekomandon ndryshime të Kushtetutës për të qartësuar dhe lehtësuar procedurën e emërimit të gjyqtareve kushtetues si dhe garantimin e mandatit të plotë 9-vjeçar për secilin prej tyre. Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të:

-Qartësuar kompetencat formale dhe substanciale të Presidentit dhe parashikimin e tyre shprehimisht në një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të përfshihet ndër të tjera edhe përcaktimi i mekanizmave zhbllokues në rast mosveprimi në ushtrimin e kompetencave;

– Përfshirë parashikime të qarta për mosbllokimin në të ardhmen të proceseve zgjedhore në vend, duke evituar krijimin e precedentëve që dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut;

– Thjeshtuar dispozitat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin nëntëvjeçar për secilin prej tyre dhe mekanizmat zhbllokues përkatës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë”, thuhet në raport.

PËR SHKELJET E METËS

Procedura e nevojshme e rivlerësimit pati efekte më të përhapura sesa u parashikua fillimisht. Si pasojë e procedurës gjithëpërfshirëse të rivlerësimit, mes të tjerash, Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese u bë jofunksionale.

Ka një ngërç thelbësor midis Kuvendit dhe Presidentit, që duket i vështirë për t’u tejkaluar (me procedurën hetimore në vazhdim, nga njëra anë dhe proceset penale nga ana tjetër).

Për shkak të rivlerësimit dhe mungesës se veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi në vitet 2017 dhe 2018, ka shumë vende vakante, që duhen plotësuar njëkohësisht. Me shumë pak kandidatë të përshtatshëm në dispozicion ka pak zgjedhje për ata që emërojnë/ zgjedhin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Problemet me zbatimin e dispozitave të paqarta (kushtetuese) janë rënduar nga fakti se nuk ka Gjykatë Kushtetuese dhe nga fakti se procedura është bërë objekt i konfliktit midis Kuvendit dhe Presidentit. Komisioni Hetimor ka vendosur të mos i rekomandojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese, por të japë disa rekomandime konkrete për të penguar në të ardhmen krijimin e situatave bllokuese nga ana e institucioneve shtetërore.

NDRYSHIME KUSHTETUESE

Bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias, i rekomandon Kuvendit rishikimin e dispozitave kushtetuese për të:

Qartësuar kompetencat formale dhe substanciale të Presidentit dhe parashikimin e tyre shprehimisht në një ligj organik për institucionin e Presidentit, ku të përfshihet ndër të tjera edhe përcaktimi i mekanizmave zhbllokues në rast mosveprimi në ushtrimin e kompetencave;

Përfshirë parashikime të qarta për mosbllokimin në të ardhmen të proceseve zgjedhore në vend, duke evituar krijimin e precedentëve që dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut;

Thjeshtuar dispozitat për emërimin e anëtareve të Gjykatës Kushtetuese dhe për të garantuar mandatin nëntëvjeçar për secilin prej tyre dhe mekanizmat zhbllokues përkatës për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe emërimet e tjera në sistemin e drejtësisë;

Plotësuar me mekanizma zhbllokues mosushtrimin e kompetencave formale të organizimit të betimit të gjyqtareve të Gjykatës Kushtetuese dhe të zyrtareve të tjerë nga ana e Presidentit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deputetët diskutojnë sot për hetimin e shkeljeve të Metës

Kuvendi nis maratonën, 3 seanca plenare në 4 ditë