MENU
klinika

Vijon puna për 300 të tjera

Rehabilitohet qendra shëndetësore në Shkodër

10.07.2020 - 09:26

Është reabilituar qëndra shëndetësore buzë liqenit të Shkodrës në Zogaj.

Ka qënë kryeministri i vendit i cili ka shpërndarë këtë lajm në “facebook” duke e shoqëruar edhe me një video para dhe pas punimeve.

Kjo qëndër shëndetësore do ti shërbejë banorëve dhe turistëve të zonës tani e tutje me standarte të larta në shërbime.

“Mirëmëngjes dhe nga qendra e re shëndetësore e Zogajt, sot model i qendrave të kujdesit parësor që po rindërtojmë nga themelet në çdo skaj të vendit, dikur një karakatinë buzë liqenit të Shkodrës, ju uroj një të premte të mbarë”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh se “vijon puna për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në zemër të komunitetit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN