MENU
klinika

La Liga, Java 33

Real vuan, por Ramos e çon +4 nga Barcelona

02.07.2020 - 23:00

Real Madrid edhe njëherë tjetër e ka shfrytëzuar gabimin e Barcelonës dhe nga -2 pikë para rifillimit të La Liga-s, tani Los Blancos shkon në +4 pikë. E gjitha kjo pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Getafes.

Real Madridi ka kaluar në avantazh në ndeshjen ndaj Getafes pas shumë vuajtjesh. Kapiteni Sergio Ramos ka gjetur golin me penallti në minutën e 83′. Kapiteni nuk gaboi dhe i dha avantazhin ekipit të tij për 1-0.

Në minutat e mbetura Los Blancos e ka mbrojtur më së miri këtë avantazh, duke mos rrezikuar. Kur mbeten edhe 5 ndeshje nga fundit, Real Madrid afrohet edhe më shumë drejt titullit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN