MENU
klinika

“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”

Rikthehet vala e dytë e COVID në qytetin italian

04.07.2020 - 10:49

Asgjë nuk po e ndal virusin. Alarmi vjen sërish nga vendi fqinj Italia, ku raportohet se është rikthyer vala e COVID-19 në Veneto.

“Po hedhim në plehra 4 muaj masash”, këto ishin fjalët e guvernatorit të Venetos, Luca Zaia, pasi u njoftua se indeksi R që mat epideminë e koronavirusit ka kaluar ditët e fundit nga 0.43 në 1.63.

Vatra të shumta po dalin përditë në këtë rajon, nga të parët që u godit nga pandemia në javët e para të vitit, ndoshta edhe më herët.

Një nga vatrat më shqetësuese vjen nga një lokalitet pranë Vicencës, ku rreth 90 persona janë nën hetim epidemiologjik pasi një menaxher i një sipërmarrje të produkteve metalike ishte kthyer nga Serbia, vend ku kishin një degë. AI bashkë me kolegët e tij kishin rënë në kontakt me një person të zonës, i cili doli i infektuar.

Por në mënyrë të papërgjegjshme, personi ishte kthyer në Itali me 25 qershor, kishte marrë pjesë dy ditë më vonë në një varrim dhe më pas në një ditëlindje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’