MENU
klinika

Premier League, Java 35

“Ringjallet” Tottenham, fiton derbin londinez

12.07.2020 - 18:23

Tottenham është “ringjallur” në derbi. Te bësuarit e Mourinhos fituan 2-1 përballë Arsenal dhe tashmë besojnë në një vend për në Europa në sezonin e ardhshëm.

Gola, spektakël, por edhe gafë! Tottenham-Arsenal, superderbi i fundjavës në Londër, ka dhuruar emocione në 45’ e para, ku miqtë e drejtuar nga Arteta do të shënonin me anë të Lacazette (një gol shumë i bukur nga larg që shtangu Lloris).

Për francezin ishte goli i 9-të në kampionat. Por, 3 minuta më vonë mbrojtja e topçinjve do të dhuronte golin e radhës, këtë herë me protagonist Kolasinac. Son përfitoi dhe me parabolë mposhti Martinez.

Në pjesën e dytë, Alderweireld në 81’ i jep fitoren Tottenham-it. Një sukses që intrigon garën në 3 ndeshjet e fundit të Premier League sa i përket pjesëmarrjes në Europë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN