MENU
klinika

'Gundam Miura Shiyobon'

Robotët në Tokio, ‘gardianë’ të Kosovës

29.07.2020 - 13:42

“Sot dua të ju prezantoi Kosova – Gundam Miura Shiyobon dhe punën e tij e kam njohur përmes internetit afërsisht para dy vitesh, i kam parë “Gundamët” e tij të punuar me plot stil dhe profesionalizëm. Miura san është një djalë japonez i cili krijon robot origjinalë japonezë të tipit Gundam, duke i personalizuar me flamuj të shteteve të ndryshme të botës. Në atë kohë ai nga dëshira dhe kurioziteti i tij e kishte krijuar një Gundam (robot) me flamurin e Kosovës të cilin e kisha shpërndarë edhe unë në mediat sociale.

Edhe pse unë dhe Miura san në botën virtuale njihemi tash e dy vite dhe kemi mbajtur kontakte, në fakt ne nuk jemi takuar fizikisht ende! Gjithsesi, kjo nuk e ka penguar atë që këto ditë të më befasoj me një dhuratë shumë të çmuar dhe unike në adresën time në Tokio. Dy Gundam, të punuar me dorë e të detajuar deri në hollësitë më të vogla, të ngjyrosur me të kaltër dhe duke mbajtur flamurin e Kosovës në kraharorë, të gatshëm për ta mbrojtur Kosovën dhe për të qenë gardian të saj, ishte kjo dhurata që pranova nga Miura san. Gundam është seri e filmave të animuar japonezë me robot fantastikë-shkencor-ushtarakë dhe përmbledhja e parë e serive të Gundam në DVD në gjuhën Angleze, “Mobile Suit Gundam” daton që nga viti 1979.

Nga data e publikimit të parë në treg dhe deri më sot kjo industri e filmave të animuar është transformuar dhe zhvilluar vazhdimisht, sipas statistikave të vitit 2018, të drejtat ekskluzive të transmetimit të Gundam sigurojnë të ardhura më shumë se 20 miliard dollarë. Kjo dhuratë do më shërbej si një simbol më shumë i marrëdhënieve dhe lidhjeve tona në mes Kosovës dhe Japonisë, unë gjithmonë do të gjejë një vend meritor për ti vendosur këto “roje” në hapësirën ku punoj. Faleminderit shumë Miura san për punën dhe përkushtimin tuaj për këtë.

今日はコソボガンダムを紹介いたします 私は2年間にインターネットで「三浦ショボーン製作所」とその作品を知り、彼の作製したガンダムの完成度の高さそのプロ意識に驚きました。三浦さん(三浦ショボーン製作所)は日本人の男性で、世界中の様々な国旗をまとったオリジナルのガンダムを作成しています。 私がSNSに投稿したコソボの国旗をまとったガンダムも、彼が作製したものです。私と三浦さんに直接の面識はないのですが、この2年間インターネットを通じてやり取りさせていただきました。 先日私の元に彼が作成した「コソボガンダム」が届きました。それはとても貴重でユニークなもので、初めてこの目で見た私はとても驚きました。 三浦さんが贈ってくださった2つのガンダムは胸元にコソボの国旗がついており、コソボを守る体制をしています。青色の塗装や小さな部品まで、全て三浦さんの手作りです。 ガンダムはミリタリーSFの日本のアニメで、1979年に最初の英語版DVD「Mobile Suit Gundam」が発売されました。 その日から今日までガンダムの人気は日に日に大きくなり、2018年の統計では、全世界で200億ドル以上の収益を上げており、世界のアニメの売り上げランキングのTOP15に入るほどです。 三浦さんから頂いた、日本とコソボの関係と絆を象徴するこの素敵なギフトを大切にしてまいります。改めまして、三浦さんありがとうございました。 ??????????”

 

/ Marrë nga profili i Arbër Mehmetit, këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Tokio