MENU
klinika

Serie A, Java 32

Roma bind në Brescia, Europa më afër

11.07.2020 - 20:46

Roma shfrytëzon kalendarin e lehtë dhe merr fitoren e dytë radhazi, duke përforcuar pozitat në vendin e pestë në renditje. Verdhekuqtë kanë mundur 3-0 Brescian në javën e 32-të të kampionatit dhe Europa duket më afër tani.

Roma i siguroi tri pikët në pjesën e dytë falë golave të Fazio-s (48′), Kalinic (62′) dhe Zaniolos (74′). Ky i fundit, i kthyer prej pak kohësh pas një dëmtimi ,që e ka mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë, nuk shënonte prej 204 ditësh në Serie A. Ky ka qenë edhe goli i tij i parë si zëvendësues.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN