MENU
klinika

Serie A, Java 29

Roma mposhtet sërish, “lan duart” për Champions

02.07.2020 - 22:45

Roma është mundur 2-0 në shtëpi nga Udinese në javën e 29-të të Serisë A. Verdhekuqtë kanë humbur një rast për të përforcuar vendin e pestë në renditje, që garanton kualikimin direkt në edicionin e ardhshëm të Europa League.

Një lajm i mirë ky për Napoli-n dhe Milan-in, që mbeten respektivisht 3 dhe 5 pikë larg verdhekuqve. Sfida e Olimpico-s është zhbllokuar në minutën e 12-të nga Lasagna, me situatën që është përkeqësuar për skuadrën e Fonseca-s në minutën e 30-të kur Perotti është ndëshkuar me karton të kuq për një ndërhyrje të ashpër.

Bardhezinjtë kanë siguruar tri pikët në minutën e 78-të me golin e shënuar nga Nesterovski. Tri pikë të rëndësishme për Udinese-n, që ka shkuar gjashtë pikë larg zonës së ftohtë në renditje.