MENU
klinika

Xham panoramik nga brenda

Ronaldo blen jahtin luksoz 27 metra të gjatë

27.07.2020 - 15:26

Mbrëmë mori titullin e dytë radhazi. Në aspektin personal Cristiano Ronaldo ka bërë mirë këtë vit, por duket se vetëm në fund ia mori Immobile për “Këpucën e Artë”. Megjithatë, CR7 nuk arrihet ng asnjë futbollist tjetër sa u përket blerjeve luksoze, që nga makinat, shtëpitë, avionët dhe së fundmi koleksionit i është shtuar një jaht i ri.

Së bashku me Georgina Rodríguez po jetojnë një verë atipike për shkak të mungesës së pushimeve, sepse rendin e gjërave e ka ndryshuar pandemia e koronavirusit. Sidoqoftë, çifti po përton nga të gjitha mundësitë që ia lejon kalendari i ngjeshur i ndeshjeve yllit portugez për t’u rrëzitur në det.

Së fundi, ata na kanë përshëndetur nga bordi i një jahti ekskluziv dhe luksoz, që kushton gati 6 milionë euro. Kjo është “lodra” e re e sulmuesit 35-vjeçar të Juventusit. Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra.

Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit, siç raportohet nga “Expansión”. Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin.

Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues. Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë

konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

 

View this post on Instagram

 

Fantas✨? #dreaming

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Një muaj më parë, Cristiano dhe Georgina udhëtuan në fabrikën e prodhimit “Azimut”, të vendosur në Viareggio, në Toscana italiane, dhe aty mundën të shohin karakteristikat e modeleve të ndryshme të firmës. Nga kantierët e anijeve nuk e kanë konfirmuar ende, por në Itali shkruajnë me siguri se këtë jaht e ka blerë Cristiano Ronaldo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN