MENU
klinika

Post, aviatori i guximit

Rreth botës për 7 ditë!

22.07.2020 - 11:52

       Aviatori amerikan Wiley Post, më 22 korrik të vitit 1933, përmbushi fluturimin e parë, i vetëm, rreth botës. Fluturimi në avionin me një motor, mbuloi një itinerar prej 25 mijë kilometrash dhe zgjati 7 ditë, 18 orë dhe 45 minuta.

Will Rogers and Wiley Post on their final flight in 1935.

Historiani i aeronautikës Robert van der Linden, thotë se gjatësia e fluturimit të Postit, nuk ishte e vetmja arritje

“Më e rëndësishmja, të paktën e parë nga këndvështrimi ynë, ishte aftësia e tij për të përdorur aparaturat në avion, veçanërisht, drejtuesin automatik, si dhe pajisjen radiofonike për orientim, e cila e ndihmonte shumë në drejtimin e avionit. Pa dyshim, përdorimi i drejtuesit automatik ia lehtësonte së tepërmi punën gjatë fluturimit” – tha ai.

Wiley Post humbi jetën në një aksident ajror në Alaskë, në vitin 1935. Në këtë aksident, vdiq edhe miku i tij, humoristi amerikan Will Rogers.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta një roman, nga Luan Rama

Lufta: Marguerite Duras dhe Hiroshima…

Romain Gary-shkrimtari&diplomati

“Një qenie njerëzore ‘par excellence”