MENU
klinika

Specialistët e sëmundjeve infektive në Itali

“Rreziqet epidemike prezente, gabon kush mendon të kundërtën”

02.07.2020 - 15:59

Shoqata italiane e Sëmundjeve Infektive në Itali ka deklaruar se “Vala e dytë e pandemisë bëhet edhe më shumë e mundshme nëse ulet niveli i alarmit Covid”

Sipas ekspetëve të sëmundjeve infective, “Të gjitha provat shkencore të disponueshme deri tani kanë se përgjigja imune individuale, është faktori përcaktues në mënyrën e ecurisë së sëmundjes”. Me fjalë të tjera, “nuk është Covid që është bërë pak a shumë agresiv, por është hosti individual njerëzor përcaktues

Sipas tyre, të dhënat tregojnë se virusi që qarkullon aktualisht është aktivë dhe infektues dhe i aftë të shkaktojë raste jashtëzakonisht të rënda sin ë fillim të pandemisë.

Specialistët e sëmundjeve infektive të Shoqatës Italiane, mbështesin nevojën për të vazhduar me zbatimin e masave parandaluese. Ata janë shprehur se “Të pohosh që rreziku i epidemisë ka pushuar së ekzistuari nuk ka asnjë bazë shkencore dhe mund të jetë shkak i disorientimit dhe të nxisë një pjesë të popullatës të mos respektojnë masat”.

Sipas tyre aktualisht “po zhvillohet një cikël i dytë endemik, që po manifestohet në mënyra të ndryshme. Ky fenomen, i përbërë nga shpërthime të vogla vatrash Covid që duhet të identifikohen dhe izolohen shpejt, tregon se virulence e Covid nuk ka rënë.

Sipas Claudio Cricelli, President i Shoqatës Italiane të Mjekësisë së Përgjithshme, “Nuk ka asnjë provë shkencore që të tregojë se ka ndryshuar natyra e Covid, se virusi ende godet me fuqi të madhe, duke shkaktuar edhe raste serioze dhe vdekje. Rreziku nuk ka kaluar ended he është e nevojshme të vazhdohet me masat e kontrollit të kontakteve, veçanërisht gjatë verës kur lëvizshmëria do të jetë edhe më e madhe”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta i ka dhuruar kohën për të parë të lindë fëmijën e tij të parë"

‘Pacienti 1′/ ‘Tani qan se është i lumtur!’