MENU
klinika

La Liga, Java 34

Sevilla vuan, por “blindon” Champions League

06.07.2020 - 23:01

Sevilla ka vuajtur jo pak në ndeshjen e fundit të javës 34 të La Liga-s, por ka fituar 1-0 ndaj Eibar dhe kështu “blindon” vendin e katërt, pozicion që të dërgon në Champions në sezonin e ardhshëm. Madje Sevilla mund të shohë edhe për vendin e tretë.

Pjesa e parë ka përfunduar në barazim pa gola. Diferencën e bëri goli i Ocampos në 56’, që ka rezultuar vendimtar për fatet e takimit. Tashmë Sevilla shkon në +6 pikë nga vendi i pestë.