MENU
klinika

Nëse doni të shmangni ilaçet

Sfiliteni nga i nxehti? Trajtojeni me bimë mjekësore

02.07.2020 - 06:54

Trajtimi i parë për sfilitjen nga i nxehti është pushimi në vende me hije, ose më mirë akoma, në dhoma me ajër të kondicionuar, si dhe pirja e pijeve të freskëta (jo me akull). Ju mund ta ulni temperaturën e brendshme të trupit duke u zhytur në ujë të ftohtë ose duke u spërkatur me ujë të ftohtë, si dhe me freskore. Uji është zakonisht i mjaftueshëm për të rikthyer hidratimin, por gjithashtu mund të përdorni pije sportive që përmbajnë elektrolite.

Terapia me ilaçe

Mjeku juaj mund t’ju rekomandojë një serum në raste të tilla

Terapi plotësuese dhe alternative

Ushqimet dhe shtesat

Mjekët mund të rekomandojnë lëngje që përmbajnë elektrolite. Atletët mund të duan të marrin minerale shtesë, duke përfshirë: kalcium, magnez dhe kalium.

Ushqimet e pasura me këta përbërës përfshijnë jeshillëqet, frutat e thata, farat, perimet e detit, bananet. Ju lutemi kini parasysh: Nëse i merrni këto minerale në sasi të mëdha, mund të shkaktojë simptoma të padëshiruara dhe/ose disekuilibër të mineraleve. Flisni me mjekun lidhur me sasinë e duhur të mineraleve shtesë që duhet të merrni.

Bimët

Pjesa më e rëndësishme e trajtimit të sfilitjes nga i nxehti është zëvendësimi i lëngjeve të humbura përmes pirjes së ujit apo pijeve sportive dhe qëndrimi në ambient të freskët. Disa bimë mund të ndihmojnë, por nëse keni simptoma të sfilitjes nga i nxehti duhet të flisni me mjekun para se të merrni diçka. Megjithëse pak studime kanë studiuar efektin e bimëve për trajtimin e sfilitjes nga i nxehti, bimët e mëposhtme mund të ulin temperaturën ose ethet.

Mijëfletëshi (lulja e akilit ose barnozela) – përdoret për të trajtuar ethet ose temperaturën e lartë. Mos e përdorni mijëfletëshin nëse jeni shtatzënë apo po jepni gji fëmijës. Mijëfletëshi mund të ketë efekte të hollimit të gjakut dhe nuk duhet marrë me ilaçe të tjera që hollojnë gjakun, të tilla si varfarina, si dhe duhet ndërprerë të paktën dy javë para çdo lloj kirurgjie. Mijëfletëshi mund të ndërveprojë me litiumin apo ilaçe të tjera qetësuese.

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj

Ulin rrezikun e sëmundjeve dhe përmirësojnë sistemit tretës

Ushqimet që mund t’i konsumoni çdo ditë

Si mund të neutralizoni shijen dhe erën e klorit

A e mbron klorimi i ujit shëndetin tonë?

A krijon varësi prej kafesë dhe efekti në organizëm?!

“Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”